Një skandal i vjetër, që daton më shumë se një dekadë më parë, ka tronditur futbollin në Korenë e Jugut. Federata Koreano-Jugore e Futbollit (KFA) ka kërkuar publikisht falje pas një hetimi të televizionit JTBC, sipas të cilit disa arbitra të huaj kanë përfituar nga shërbime seksuale të paguara me karta krediti të Federatës.
Sipas hetimit, rreth 12 arbitra të huaj, të angazhuar në shtatë ndeshje të zhvilluara në Korenë e Jugut gjatë viteve 2011 dhe 2012, dyshohet se kanë kryer pagesa në qendra masazhi, ku përfshiheshin edhe shërbime seksuale. Mes ndeshjeve të përfshira raportohet se kishte edhe takime të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014. KFA reagoi pas publikimit të të dhënave, duke theksuar se praktika të tilla nuk ekzistojnë në ditët e sotme.

