Federico Valverde ka folur me superlativa për José Mourinhon, pas ditëve të para të punës me trajnerin e ri të Real Madridit. Kapiteni i madrilenëve pranoi se portugezi e ka befasuar me mënyrën e tij të sjelljes, duke e cilësuar shumë më të afërt nga sa e kishte imagjinuar.
“Nuk e prisja që Mourinho të ishte kështu në këto ditë që kam kaluar me të. Është shumë i afërt. Në fund të fundit, është një person që ka karakterin e tij. Ndonjëherë është i ashpër, por mendoj se kjo është mënyra që mund të të ndihmojë të përmirësohesh. Më pëlqen mënyra si na trajton dhe si më trajton mua”, deklaroi Valverde pas ndeshjes në Budapest.
Uruguaiani foli edhe për rolin e tij si kapiten i parë i Realit, duke theksuar se e përjeton me krenari dhe përgjegjësi të madhe.

