Teuta vijon ndryshimet në organikë në prag të sezonit të ri. Pas largimit të Kotobellit, skuadra durrsake ka ndarë rrugët edhe me Qëndrim Ismajlin. Ka qenë vetë 27-vjeçari që ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me klubin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Faleminderit për korrektësinë klubit dhe shokëve fantastikë për këtë gjysmë sezoni”, shkroi Ismajli. Mbrojtësi iu bashkua Teutës vetëm në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën. Klubi durrsak nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për largimin e 27-vjeçarit. Ismajli bëhet kështu largimi i radhës nga skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, e cila po kalon një fazë riformatimi para nisjes së kampionatit të ri.

