Infantino kërkon falje

Procesi duhej të ishte trajtuar ndryshe. Gjithashtu u pranua se ishin bërë gabime edhe pasi propozimi kishte rrjedhur në media. Në një letër të veçantë drejtuar Këshillit të FIFA-s dhe shoqatave anëtare të saj, u kërkua falje për këto gabime dhe u shpreh angazhimi për të garantuar se ato nuk do të përsëriten.

Tani do të kryhet një shqyrtim dhe do të prezantohet një raport para Këshillit të FIFA-s në mbledhjen e tij të radhës”.

Këto janë qëndrimet e shprehura në një deklaratë të FIFA-s lidhur me propozimin për t’u hapur ndaj investitorëve privatë, të lëshuar pas mbledhjes së organit drejtues të futbollit botëror në Rabat të Marokut. Në mbledhje mori pjesë presidenti Gianni Infantino.

“Propozimi tashmë është tërhequr. Me tërheqjen e projektit, është rënë dakord,” thekson deklarata, “se FIFA nuk do të tolerojë më asnjë sulm ndaj integritetit, qeverisjes së mirë dhe procesit të rregullt të saj, si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur emrin dhe reputacionin e saj.”