Gjykata superiore e drejtësisë sportive në vendin e sambës ka marrë këtë vendim kundër mbrojtësit të Internacional, Victor Gabriel. Do të jetë i skualifikuar derisa kundërshtari, të cilit i shkaktoi atë dëmtim të rëndë, të kthehet në stërvitje. Vendimi është marrë nga gjykata superiore e drejtësisë sportive braziliane ndaj mbrojtësit të Internacional të Porto Alegre, Victor Gabriel, i ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme kundër sulmuesit të Cruzeiro, Gabriel Pec.
Pec ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë gjatë një ndeshjeje kampionati të luajtur javën e kaluar. Gjykata sportive e ka skualifikuar mbrojtësin fillimisht me 6 ndeshje, pastaj e ka zgjatur dënimin deri në rikthimin e sulmuesit në stërvitje, maksimumi deri në 180 ditë. Parashikohet që lojtari i dëmtuar të qëndrojë jashtë për 3-4 muaj.
Victor Gabriel, i cili mund ta apelojë dënimin, ka pohuar se nuk kishte asnjë qëllim për t’i bërë keq kundërshtarit dhe se terreni ishte i rrëshqitshëm, duke ndikuar në ndërhyrjen e tij. “Ishte vërtet një incident i pakëndshëm. I kërkova falje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë”, – tha Gabriel.

