Kishte një vit që mungonte në shtëpi. Pep Guardiola zbriti dje në Barcelonë këtë herë bashkë me Mançester Sitin, dhe përsëri si kundërshtar. Emocionet, ndoshta nuk janë aq të forta sa në kthimin e parë të “djalit plangprishës” në “Kamp Nou”, por gjithsesi janë të shumta. i ndjen vetë Guardiola që pohoi pa lëkundje se “po vij në stadiumin që mbetet jeta ime”.
I dyti pohim pa asnjë lëkundje nga ana e ish-trajnerit të katalanasve, është vlerësimi i ish-skuadrës së tij. “Luajmë ndaj më të mirëve të botës”, – tha Pep. Rikthimi i Mesit mund t’ia ketë vështirësuar punën, por gjithsesi Guardiola shprehet i lumtur për praninë e tij në fushë. “Ne luajmë kundër Barcelonës, por Mesi është më i miri, ndaj është kënaqësi që është rikuperuar dhe do të jetë në fushë”, – ishin fjalët e tij.
Trajneri i Sitit megjithatë hedh poshtë zhurmat se ai është i interesuar për lojtarë të Barcelonës. “Nuk i kam telefonuar as Mesit, as Busketsit, as Suarezit, Nejmarit apo Iniestës, – theksoi Pepi, – Në fillim, kur isha tek Bajerni, i telefonova Tiagos sepse po luante pak këtu, ndërsa tri vite më parë thirra Nejmarin. Vetëm kaq”.
B. Kuka