Rrugëtimi i Brazilit në Botëror përfundoi në fazën e 1/16-ve të finales kundër Norvegjisë, ku Neymar shënoi golin e vetëm të tij në turne, por vetëm pak ditë pas zhgënjimit nga eliminimi ai e kishte lënë pas atë moment. Një javë më vonë braziliani u shfaq në një turne pokeri dhe menjëherë pas kësaj i bëri vetes një dhuratë luksoze: së fundmi i është dorëzuar një superjaht me vlerë 19 milionë euro, i pagëzuar Enejota (një emër i krijuar nga inicialet e lojtarit), i cili ka bërë bujë mes tifozëve për madhështinë e tij.
Sipas revistës braziliane Nautica, e specializuar në sektorin detar, mjeti lundrues është 46 metra i gjatë dhe ofron të gjitha komoditetet e mundshme, duke nisur nga gjashtë suitat që mund të presin mysafirët gjatë lundrimit. Neymar vendosi t’i bëjë vetes këtë dhuratë të çmuar pavarësisht eliminimit të Brazilit dhe polemikave që pasuan, duke vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes për gjithçka bën jashtë fushës.

