Justin Bieber do të jetë një nga protagonistët e spektaklit të pushimit të finales së Botërorit 2026, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Shakira, Madonna dhe grupi BTS. Shfaqja do të zhvillohet më 19 korrik, në stadiumin e New Jersey-t dhe pritet të zgjasë 11 minuta.
Në skenë do të ngjitet gjithashtu edhe Burna Boy, i cili vazhdon të dominojë klasifikimet muzikore me hitin “Dai Dai”, në bashkëpunim me Shakirën. Pjesë e programit do të jenë edhe dirigjenti i njohur venezuelian. Gustavo Dudamel, drejtor muzikor i Filarmonisë së Nju Jorkut, si dhe kori PS22, fitues i çmimit Webby, i cili është bërë i famshëm për bashkëpunimet me grupin Coldplay.

