Provedel firmos me Interin

Interi ka zyrtarizuar transferimin e portierit Ivan Provedel nga Lazio. ‘Gardiani’ italian ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029, duke u bërë një nga përforcimet e skuadrës zikaltër për sezonin e ri.

Në njoftimin e klubit, Interi ka sjellë edhe historinë e veçantë të 32-vjeçarit. I lindur më 17 mars 1994 në Pordenone, Provedel nuk e nisi karrierën si portier, por si sulmues. Në moshë të re ai shënoi plot 27 gola në një sezon me ekipin e të rinjve të Pordenones, duke u konsideruar një talent premtues në repartin ofensiv.