Turp i gjallë: Të gjithë nderonin viktimat, kurse sauditët bënin nxemje!

Futbollistët e ekipit përfaqësues të Arabisë Saudite, para fillimit të ndeshjes kualifikuese të fundit me Australinë, refuzuan të mbanin një minutë zie ose heshtjeje për nder të kujtimit të viktimave të sulmeve terroriste të fundit në Londër, ku, midis tetë viktimave, ishin edhe dy turistë nga Australia. Australianët, të shtrënguar njëri me tjetrin, nderuan, duke qëndruar pa lëvizur, kujtimin e viktimave të pafajshme, kurse, në një skenë vërtet të turpshme, kur të gjithë në stadium,spektatorë dhe lojtarë, qëndronin pa lëvizur e me koka të ulura, futbollistët sauditë nuk e treguan respektin e tyre, por vazhdonin të bënin nxemje në fushë! Kjo sjellje e tyre u prit me reagime mjaft negative në të gjithë botën, ndërsa atë e kritikoi me forcë e ashpër edhe media asutraliane.

Sfidanti.al