Drejtuesit e Realit, sa te kenaqur nga Zidane; gati kontrata e re deri në 2020

Zinedine Zidane ka fituar të drejtën e rinovimit të kontratës me Realin e Madridit. Suksesi në dy edicione radhazi në Ligën e kampioneve nuk i la asnjë ‘zgjedhje’ tjetër drejtuesve të ‘Los Blancos’ veçse t’i ofrojnë atij një tjetër kontratë edhe për 2 vjet të tjera deri në vitin 2020. Në median spanjolle po flitet shumë edhe për një rritje të pagës së Zidanëqë do të jetë në nivelet e trajnerëve më të paguar të evropës për të nmisur më pas edhe projektin e ri. Zinedine Zidane e mori në ngarkim Realin e Madridit në janar të vitit 2015 kur zëvendësoi Rafael Benitez. Që nga ai moment skuadra merenges ka zhvilluar 87 ndeshje me një bilanc prej 65 fitoresh, 15 barazimesh e vetëm 7 humbje, një bilanc ky për t’u patur zili. Në vetëm 18 muaj qëndrimi në stolin e Realit të Madridit, Zidane ka arritur të fitojë përvec dy trofeve të Ligës së Kampioneve edhe 1 Ligë spanjolle, 1 Superkupë Evrope dhe një Botëror Klubesh.

sfidanti.al