Asllani, e ardhmja larg Italisë

Kristjan Asllani do të shitet në këtë merkato vere nga Interi. Menaxheri i njohur italian, Federiko Pastorelo, u shfaq dje në selinë e klubit pasi duhet të dërgojë oferta për Asllanin. Në Itali do të jetë e vështirë që të kënaqen kërkesat financiare të Interit. Ndaj dhe zhvillimet e reja mund të vijnë nga jashtë vendit.

Arabia Saudite është një destinacion i preferuar nga klubet për raste të tilla. Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Asllani u huazua fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktash. Pavarësisht se paraqitja me klubin turk u konsiderua pozitive, Beshiktash nuk ishte i gatshëm të paguante 11 milionë euro për kartonin.