“KF Tirana” ka zbuluar pak minuta më parë edhe një tjetër element të rëndësishëm të stafit teknik për sezonin 2026-2027. Bojan Markoski do të jetë krahu i djathtë i Dean Klafurić, me të cilin njihet prej vitesh pasi kanë bashkëpunuar edhe më parë së bashku.
“Me një përvojë të konsoliduar në futbollin europian, Markoski ka qenë pjesë e stafeve teknike të Ethnikos Achna, AEL Limassol dhe Rabotnički, ndërsa ka drejtuar edhe si trajner i parë ekipin e Rabotničkit”, thuhej një njoftimin e klubit më të titulluar në Shqipëri.

