Klubet Kineze kërkojnë që të vendosin një rekord që të qëndrojë përjetë në histoprinë e futpollit botëror përsa i përket merkatos së transferimeve. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja spanjolle AS, skuadrat nga Lindja e Largët kanë vendosur që të paraqiten në zyrat e Realit të Madridit me 200 milionë Euro për të blerë kartonin e futbollistit duke e kaluar kështu ofertën prej 180 milionë Eurosh për 32 vjecarin të bërë nga 3 klube që u fol përpara pak ditësh në median portugeze. Por klubet aziatike nuk e lënë me kaq. Për vetë futbollistin ato kanë përgatitur një kontratë me një pagë prej rreth 120 milionë Euro në sezon, dicka që nuk është parë e që ndoshta nuk do të ndodhë kurrë edhe në të ardhmen.
sfidanti.al
—