Maroku është kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Holandën me rezultatin 3-2 pas penalltive. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1 në ‘Estadio Monterrey’.
Me këtë sukses, Maroku siguron për herë të tretë në histori praninë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës dhe vazhdon ëndrrën e tij në turne, ndërsa Holanda i jep fund një serie prej 11 ndeshjesh pa humbje në kompeticionet zyrtare.

