Kimmich merr përgjegjësinë: Nuk ishte faji i trajnerit apo gjyqtarit

Kapiteni i Joshua Kimmich ka bërë një analizë të sinqertë të paraqitjeve të fundit të Gjermanisë, duke marrë mbi vete dhe shokët e skuadrës përgjegjësinë për rezultatet zhgënjyese të kombëtares.

Mesfushori gjerman theksoi se është rritur duke parë Gjermaninë të luftojë vazhdimisht për trofe dhe të arrijë në gjysmëfinale e finale të turneve madhorë, ndërsa pranoi se skuadra aktuale nuk ka arritur t’u japë tifozëve të njëjtin krenari.

“Mendoj se njerëzit në Gjermani kanë nevojë për diçka për të cilën të jenë krenarë në këtë moment, por për fat të keq kjo nuk është skuadra kombëtare”, deklaroi Kimmich.

Ai refuzoi të kërkonte justifikime, duke mbrojtur trajnerin dhe duke përjashtuar çdo faktor tjetër si shkaktar të dështimit.

“Nuk ishte faji i trajnerit, nuk ishte faji i mediave, i gjyqtarit apo i kundërshtarit. Ishim ne lojtarët që bëmë gabime dhe ne marrim përgjegjësinë”, u shpreh lideri i Gjermanisë.

Deklarata e Kimmich është vlerësuar si një akt lidershipi, në një periudhë kur kombëtarja gjermane po përpiqet të rikthehet në nivelet që e kanë karakterizuar historikisht.