Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të largohet nga posti i tij pas eliminimit zhgënjyes nga Paraguai në Kupën e Botës 2026. Tekniku gjerman deklaroi se dëshira e tij është të vazhdojë punën deri në përfundim të kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2028, pas zhvillimit të Kampionatit Evropian.
Ndërkohë, drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Völler, i ka dhënë mbështetje publike Nagelsmannit.
“Të gjithë e dinë se çfarë mendoj për Julianin. Ai mbetet një trajner i nivelit më të lartë. Jam i bindur se është njeriu i duhur për të vazhduar. Ai është një luftëtar. Do të takohemi sërish brenda dy ditëve dhe më pas do të vendosim. Për mua, ai është njeriu i duhur në vendin e duhur”, deklaroi Völler.
Takimi mes drejtuesve të Federatës Gjermane dhe Nagelsmannit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e pankinës së “Pancerave”, edhe pse sinjalet e para tregojnë se trajneri vazhdon të gëzojë besimin e drejtuesve të futbollit gjerman.

