Federata e Tunizisë, pas humbjes së rëndë 5-1 kundër Suedisë në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, shkarkoi trajnerin Sabri Lamouchi dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin e tij. Francezi Herve Renard do të drejtojë kombëtaren afrikane, sipas njoftimit zyrtar të federatës në televizionin kombëtar. Renard ka drejtuar më parë Arabinë Saudite dhe të gjithë e kujtojnë për atë fitore befasuese kundër Argjentinës, që më pas fitoi trofeun në Katar 2022.
Që nga ajo kohë, trajneri në fjalë ka drejtuar kombëtaren franceze të futbollit të femrave. Tani Renard merr një detyrë të vështirë në një moment delikat. Dy ndeshjet e tjera në Grupin F Tunizia do t’i luajë kundër Holandës dhe Japonisë.

