Sërish eksperimente formulash, ndryshon Superiorja

Pritjes po i vjen fundi. Nëse zbatohet afati i përmendur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, atëherë deri nesër do të mësohet se cili do të jetë formati i ri i Abissnet Superiore.

Final Four do të hiqet, por duhet parë nëse do të rikthehet formati klasik. Një alternativë tjetër është që pas pjesës më të madhe të sezonit, kampionati të ndahet në dy grupe. Pesë të parat për të vendosur titullin kampion dhe Europën, ndërsa pesë ekipet e tjera për të mos rënë nga kategoria. Do të ishin 8 javë për t’u luajtur në total.