Vetëm pak ditë pas largimit nga Liverpooli, Arne Slot është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave sportive, teksa emri i tij po lidhet me disa poste të rëndësishme në futbollin evropian.
Trajneri holandez u shkarkua më 30 maj nga drejtuesit e Liverpoolit, pas një sezoni zhgënjyes ku skuadra e mbylli Premierligën në vendin e pestë dhe mbeti pa asnjë trofe. Vendimi erdhi vetëm një vit pasi Sloti kishte udhëhequr “The Reds” drejt titullit kampion në Angli. Liverpooli ka reaguar shpejt duke emëruar në stol spanjollin Andoni Iraola, ndërsa vetë Slot po vlerëson alternativat për të ardhmen.

