Botërori 2026 futet në epokën e IA

Kupa e Botës 2026 premton të jetë turneu më teknologjik në historinë e futbollit.

FIFA ka vendosur të sjellë një revolucion të vërtetë në mënyrën se si luhet, arbitrohet dhe përjetohet loja, duke integruar Inteligjencën Artificiale në pothuajse çdo aspekt të kompeticionit. Në qendër të këtij transformimi qëndron platforma “FIFA AI Pro”, e zhvilluar në bashkëpunim me Lenovo. Sistemi do të analizojë miliona të dhëna nga ndeshjet, videot dhe statistikat për të krijuar raporte taktike, analiza të performancës dhe informacione të detajuara për ekipet dhe ekspertët e futbollit.