Jose Mourinho ka nënshkruar një kontratë trevjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Real Madrid. Sipas BBC prezantimi zyrtar i portugezit do të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale të klubit, të cilat do të mbahen më 7 qershor. Mourinho largohet nga Benfica, ku mori drejtimin në shtator dhe e çoi skuadrën në vendin e tretë në Primeira Liga këtë sezon.
sfidanti.al

