Premier me 9 skuadra në Europë edhe edicionin tjetër!

Brenda një viti ekipi nga Londra arriti të fitojë 3 trofe, edhe pse me një trajner që ka zyrtarizuar largimin që prej 4 muajsh. Më shumë se një shekull me palmaresin krejtësisht bosh. Pastaj, si me magji, 3 kupa në harkun kohor të një viti: FA Cup 2024-25, Community Shields dhe tani Conference League. Vërtet një anomali për një klub të themeluar në 1905-ën (121 vjet histori) dhe që ka në stol një trajner, Oliver Glasner, i cili që në janar vendosi të largohet.

Futbolli i sotshëm është kështu: vendi i 15-të në Premier League mund të përballet qetësisht me gati të gjithë kundërshtarët e kampionateve të tjera, edhe ata të nivelit më të lartë. Një sinjal i qartë i dominimit që futbolli anglez tashmë po ushtron në Europë. Për momentin jemi dy në dy, Europa League për Aston Villa-n dhe Conference League për Crystal Palace, pa pësuar asnjë gol në dy finale. Mungon finalja e trofeut më të rëndësishëm, por është i vetmi rast, ku skuadra angleze, Arsenali, nuk është favorite në raport me kundërshtarin, PSG-në.

sfidanti.al