Grosso zyrtarizohet te Fiorentina

Tashmë është e kryer dhe nuk ka dyshime. Fabio Groso do të prezantohet si trajneri i ri i Fiorentinës. Tekniku 48-vjeçar largohet kështu nga Sasuolo ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë.

Në total drejtoi 81 ndeshje, ndërsa tashmë është gati për aventurën e re në Seria A.  Nga Fiorentina ndërkohë largohet Paola Vanoli. Tekniku që ia doli të sigurojë mbijetesën me “vjollcët”. Groso që konfirmohet si trajneri i ri ka pasur një karrierë të pasur si lojtar. 48-vjeçari ishte pjesë e Italisë që fitonte Botërorin e vitit 2006