Pak javë para nisjes së Botërorit 2026, Argjentina ka marrë një lajm shqetësues në lidhje me Lionel Messin. ‘Ylli’ argjentinas u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së MLS mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, duke ngritur menjëherë alarmin te kampionët e botës.
Messi u zëvendësua në minutën e 73-të të takimit, diçka shumë e rrallë për të, ndërsa pamjet televizive treguan se ai kishte probleme fizike në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Sulmuesi preku disa herë bicepsin femoral dhe dukej qartë në vështirësi para se të linte fushën. Inter Miami arriti gjithsesi të fitonte me rezultatin spektakolar 6-4 ndaj Philadelphia Union. Luis Suarez realizoi golin e tretë personal në mbrëmje, ndërsa Messi kontribuoi me dy asistime. Protagonist ishte edhe Germán Berterame, autor i dy golave në një pjesë të parë shumë të fortë të skuadrës nga Florida.
Megjithatë, vëmendja kryesore pas ndeshjes nuk ishte te rezultati, por te gjendja fizike e kapitenit të Argjentinës. Sipas raportimeve të para, ende nuk ka një diagnozë zyrtare për dëmtimin e tij, por shqetësimi është i madh duke pasur
sfidanti.al

