Olympiacos-i rikthehet në majën e Europës

Olympiacosi është kurorëzuar kampion i Euroleague për sezonin 2025-2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Real Madridit me rezultatin 92-85. Në një atmosferë elektrizuese në Athinë, skuadra greke arriti të rikthente trofeun europian pas plot 13 vitesh pritje.

Ky është titulli i katërt kontinental në historinë e klubit grek, që konfirmon edhe një herë statusin si një nga skuadrat më të mëdha të basketbollit europian. Përballë një rivali të fortë si Reali, Olympiacosi tregoi karakter dhe forcë mentale, sidomos në momentet vendimtare të ndeshjes. Takimi nisi më mirë për spanjollët, që fituan çerekun e parë 26-19 falë saktësisë në sulm dhe ritmit të lartë të lojës. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka në periodën e dytë, duke shkuar në pushim me avantazhin minimal 46-44.

Reali u rikthye sërish në kontroll gjatë çerekut të tretë, ku arriti të krijojë epërsi 67-61 dhe dukej pranë triumfit. Por në dhjetë minutat e fundit Olympiacosi ndryshoi ritmin e lojës dhe dominoi plotësisht në parket, i shtyrë edhe nga mbështetja e jashtëzakonshme e tifozëve. Njeriu i ndeshjes ishte Evan Fournier, i cili realizoi 20 pikë dhe u shpall MVP i finales. Shumë i rëndësishëm ishte edhe Peters me 16 pikë, ndërsa te Reali nuk mjaftuan 24 pikët e Lyles.

sfidanti.al