Egnatia pranë titullit kampion

Triumfi i Egnatias me shifrat 2-1 ndaj Vllaznisë ka nxjerrë matematikisht jashtë garës për titullin kampion Dinamon e Ilir Dajës, që edhe në rast triumfi në dy duelet e mbetura, nuk mund të shpallet kampion i Superiores.

Ndërkohë në krahun tjetër, kampionët në fuqi të Egnatias, kanë hedhur një hap të madh drejt rikonfirmimit si lider të Superiores, teksa pas triumfit ndaj Vllaznisë, udhëheqin me 34 pikë.

Rrogozhinasve iu mbetet për detyrë të fitojnë duelin e fundit ndaj Dinamos, për të mos parë më mbrapa se çfarë ndodh me rivalët.

Edhe nëse Egnatia dhe Elbasani e mbyllin “Final Four”, me pikë të barabarta, janë rrogozhinasit ata që shpallen kampion.