“Sot, një faqe të re me Marsejën. Të vesh këtë fanellë do të mbetet një përvojë e paharrueshme në karrierën dhe jetën time. Gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka në fushë dhe ta përfaqësoj këtë klub me respekt dhe përkushtim. Largohem me shumë emocione, me kaq shumë mësime të nxjerra dhe me kujtimin e një dhome zhveshjeje që mbeti e bashkuar deri në fund. Faleminderit klubit, stafit, shokëve të mi të ekipit dhe të gjithëve që na mbështetën këtë sezon. Fat të mbarë OM për të ardhmen”, me këto fjalë, të shkruara në rrjetet sociale, Benjamin Pavard i dha lamtumirën Marsejës.
Mbrojtësi francez mbërriti te OM nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar në formë huazimi me mundësi transferimi. Klubi francez ka vendosur të mos vazhdojë me një blerje prej 15 milionë eurosh, prandaj Pavard do të kthehet në Milano. Megjithatë, qëndrimi i tij në Milano do të jetë vetëm një ndalesë e përkohshme. Mbrojtësi i lindur në vitin 1996 nuk është pjesë e planeve të zikaltërve, kështu që do të kërkohet një shtëpi e re për të
Sfidanti.al

