Në ëndërr : “Vllaznia kampione”, në finale ..ngjallet fantazma!

Sa e bukur  ëndrra  dhe sa i hidhur  ..realiteti! Në fillim ëndrra : Vllaznia kishte fituar një ndeshje, disa kohë më parë,  dhe harbohej me fotografi dhe festime, me të thënë mëndja se  kishte mbaruar punë, kishte dalë kampione. Por, edhe në  mbrëmje, sikur të kishin vënë kurorë mbi kokë , ndanin shalle dhe fanela të ekipit nëpër studio televizionesh !?

Tani realiteti : Vllaznia është dorëzuar  në ndeshjen e parë me Dinamon në serialin “horror”  që quhet “Final -Four .Çfarë ndodhi?  U zgjua përsëri fantazma e një viti më parë, kur zhgënjyen keqazi me Egnatian, dhe Dinamo edhe pse gjysmuar me futbolliste dhe pa trajnerin,  lodroi me ta me lojë e me gola..

Kemi parë edhe më keq të  të zbresë niveli në javët e Superiores, po kjo ndeshje pa busull e pa shpirt  e shkodranëve kishte një pikë..qameti. Ajo që  nuk harrohet është tradhëtia ndaj tifozëve besimtarë për titull, pjesës më besnike të saj, të cilët e përndoqën ekipin kur shkoi t’i përshendesë te shkallet : “ Turp, turp, turp..ik, ik , ik!”

Sfidanti.al