Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka reaguar me tone të ashpra pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, duke shprehur jo vetëm zhgënjimin për rezultatin, por edhe zemërimin për kaosin rreth datës dhe orarit të derbit me Romën. Derbi i kryeqytetit është kërkuar të luhet të hënën në mbrëmje nga prefekti i Romës, për të shmangur përplasjen me turneun e tenisit që zhvillohet në qytet.
“Rrëmuja vjen nga një sërë gabimesh të bëra nga Liga. Prefekti ishte i qartë, shpresojmë të jetë ajo data,” u shpreh ai. Trajneri italian shkoi edhe më tej, duke deklaruar se po të ishte president i klubit, nuk do ta dërgonte fare ekipin në fushë nëse ndeshja zhvillohet në orarin e propozuar. “Ka skuadra që luajnë për Champions League, që vlen 80 milionë euro, dhe luhet në 12:30? Ky nuk është futboll!”, përfundoi Sarri me tone të forta.
sfidanti.al

