Botërori 2026/ FIFA u jep më shumë fuqi arbitrave

FIFA po vlerëson një rritje të fuqisë së arbitrave në fushë, në prag të Botërorit. Qëllimi është për të reduktuar mbajtjet mes lojtarëve dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, kur topi nuk është futur ende në lojë. Pra, kërkohet më shumë rregull në situatat më kaotike, me një linjë të ashpër që u është komunikuar trajnerëve të 48 kombëtareve pjesëmarrëse. Sipas britanikes “The Times”, përgjegjësit e arbitrave po diskutojnë edhe mundësinë për të ndëshkuar në mënyrë më të ashpër skuadrat që veprojnë në bllok dhe mbajnë kundërshtarin në rastet e goditjeve të këndit dhe të dënimit.

Mes hipotezave është edhe ajo e akordimit të një goditjeje dënimi në favor të skuadrës që sulmon, kur një korne pengohet nga një faull preventiv. “International Football Association Board” (IFAB), organi që merret me modifikimin e rregulloreve, do ta shohë me kujdes këtë çështje, por nuk mund të bëjë ndryshime para turneut.

sfidanti.al