Jose Mourinho është gjithnjë e më parë rikthimit në Madrid, me drejtuesit e Realit që e kanë vendosur në krye të listës së dëshirave. Sipas AS, “Speciali” është i përzgjedhuri i klubit për të pasur Alvaro Arbeloa-n, një personazh që shihet si profili ideal për të sjell qetësi dhe stabilitet në një klub që mbylli sezonin mes tensionit dhe kaosit, për më tepër pa trofe. Perez është i bindur se ka në dispozicion një grup të mirë dhe se me një trajneri si Mourinho në stol dhe me pak përforcime mund të rikthehen sërish të jenë konkurrues në Spanjë dhe Evropë.
“Speciali” ndihet komod në Portugali, në krye të “shqiponjave”, edhe këta të fundit janë të kënaqur nga puna e bërë nga Mourinho-n, por në kontratën e firmosur një vit më parë ekziston një klauzolë që e lejon portugezin të largohet nga Benfika brenda 10 ditësh pas përfundimit të sezonit, por duhet të paguajnë 3 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër që është e papërfillshme për një klub si Real Madrid.
sfidanti.al

