Milot Rashica mund të jetë një nga emrat që pritet të lëvizë në merkaton e verës në Superligën turke.Sipas raportimeve nga Turqia, Basaksehir ka ndërmarrë hapa për ta transferuar anësorin me përvojë të Beshiktashi, ndërsa thuhet se klubi “portokalli-blu” është i gatshëm të paguajë rreth 3.5 milionë euro për kartonin e tij. Me Nuri Sahin në krye, Basakshehir po planifikon herët skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Rashica është vendosur në krye të listës së dëshirave. Raportohet se trajneri turk e ka aprovuar personalisht afrimin e 29-vjeçarit, duke vlerësuar shpejtësinë dhe aftësitë e tij në lojën në krah. Rashica ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por pritet që së shpejti të ketë negociata zyrtare mes klubeve.
sfidanti.al

