“Final Four”, ndeshjet e fazës finale

Përfundimi i javës së 36-të të Kategorisë Superiore ka vulosur zyrtarisht edhe renditjen finale të katër skuadrave që do të luftojnë për titullin kampion në fazën “Final Four”.

Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City janë katër ekipet që do të vazhdojnë garën për trofeun, ndërsa tashmë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve.

Sipas formulës së kampionatit, pikët e skuadrave përgjysmohen në nisje të “Final Four”. Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, që e mbyllën sezonin e rregullt me numër tek pikësh, humbasin nga një pikë pas përgjysmimit, ndërsa Elbasani përfiton nga përgjysmimi i plotë i 62 pikëve të grumbulluara.

Renditja në nisje të “Final Four”:

  1. Vllaznia – 31 pikë
  2. Elbasani – 31 pikë
  3. Egnatia – 28 pikë
  4. Dinamo City – 24 pikë

Të gjitha sfidat e fazës finale do të zhvillohen në stadiumin Air Albania Stadium. Nga kjo renditje, kuptohet qartë që te avantazhuar në garën për titullin janë Vllaznia dhe Elbasani.

Kalendari i “Final Four”:

Java 1

Vllaznia – Dinamo, e shtunë, 16 maj, ora 19:00

Elbasani – Egnatia, e diel, 17 maj, ora 19:00

Java 2

Vllaznia – Egnatia, e shtunë, 23 maj, ora 19:00

Elbasani – Dinamo, e diel, 24 maj, ora 19:00

Java 3

Egnatia – Dinamo, e premte, 29 maj, ora 19:00

Vllaznia – Elbasani, e diel, 31 maj, ora 19:00