Beshiktashi e huazoi, Ernest Muçi i shënon gol

Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën sot në futbollin turk, duke shënuar golin e radhës me fanellën e Trabzonsporit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar pikërisht në ndeshjen që kishte më shumë rëndësi për të, atë kundër Beshiktashit në fushën e këtij të fundit, duke u treguar tifozëve vendas se çfarë kanë humbur.

Në minutën e 62-të të ndeshjes, ai mori një pasim në zonë në të majtën dhe me një gjuajtje të harkuar saktësisht çoi topin në cepin e largët të portës duke mos i dhënë mundësinë portierit që ta devijonte, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit.