Valverde ka një traumë në kokë dhe e ka humbur “Clasico”-n

Viktimë e një “traume në kokë” pas një përleshjeje me shokun e skuadrës Aurelien Tchouameni, kapiteni i Real Madrid, Federico Valverde, e ka humbur “Clasico”-n e së dielës kundër Barcelonës. Njoftimi vjen nga vetë klubi madrilen. Mesfushori uruguaian “duhet të qëndrojë pushim 10 deri në 14 ditë”, bën me dije Reali në njoftimin për gjendjen e lojtarit.

Pas ngjarjeve të ndodhura gjatë stërvitjes së skuadrës së parë, klubi spanjoll ka vendosur të hapë një dosier disiplinor kundër dy futbollistëve.

Situata te Real Madrid mbetet shumë e tensionuar. Pas çështjes “Mbappe” dhe incidentit mes Rydiger dhe Carreras, sherri Valverde-Tchouameni e ka përkeqësuar atmosferën. Të gjitha këto ndodhin para sfidës me Barcelonën, ku rivalët e përjetshëm mund të fitojnë matematikisht titullin kampion në La Liga.