Spalletti kërkon Lobotkën

Juventusi po përgatit një lëvizje të rëndësishme në merkato, me kërkesë direkte të trajnerit Luciano Spalletti. Objektivi kryesor është Stanislav Lobotka, një mesfushor që konsiderohet ideal për të sjellë ekuilibër dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Spalletti e njeh shumë mirë sllovakun nga koha te Napoli, ku Lobotka ishte një nga figurat kyçe në sezonin e titullit kampion.

Sipas teknikut, bardhezinjve u mungon vazhdimësia në mesfushë, pavarësisht rritjes së Manuel Locatelli, ndaj kërkohet një tjetër organizator loje me përvojë. Megjithatë, operacioni pritet të jetë kompleks. Lobotka ka kontratë deri në vitin 2027 dhe Napoli nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë, sidomos përballë një rivali direkt.

sfidanti.al