Partizani është shpallur ekipi kampion i Shqipërisë në kampionatin e vajzave U-17, pasi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Vllaznisë në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.
Vllaznia U-17 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK), Faslija, Mataj, Kronaj, Hoxha, Hardhija, Kolekaj, Lorja, Ileri, Guri, Hilaj.
Ndërkohë, Partizani U-17 u paraqit në fushë me këtë 11-she titullare: Disha (GK), Jahelezi, Rushaj, Hasanaj, Selmani, Hyseni, Demushi, Klleci, E. Hasanaj, Hystuna, Prifti.
Ndeshja ishte e luftuar dhe e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim. Goli vendimtar erdhi në minutën e 49-të, kur Andrea Klleci gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe më pas fitoren skuadrës kryeqytetase.
Ky është një sukses historik për Partizanin U-17 të vajzave, që për herë të parë në historinë e saj shpallet kampione në këtë grupmoshë.

