Pas një ecurie të jashtëzakonshme, Al-Nassr ka pësuar një humbje të papritur 3-1 në transfertë ndaj Al-Qadsiah, duke i dhënë fund serisë prej 20 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.
Skuadra e drejtuar në fushë nga Cristiano Ronaldo hasi vështirësi që në fillim, ndërsa vendasit treguan vendosmëri dhe organizim më të mirë gjatë gjithë sfidës.
Goli i vetëm për Al-Nassr erdhi nga João në minutën e 40-të, që vendosi përkohësisht baraspeshën në 1-1. Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, të cilët realizuan edhe dy herë të tjera, duke vulosur një fitore të merituar.
sfidanti.al

