Kujdes fëmijët: Superliga me këmbët përpjetë !

Nëse do të kishte një kalendar të turpit futbolli ynë, me siguri data 2 maj do të ishte me të kuqe të ndezur!  Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo hata e zezë, që paralajmërohet me bori se do të ketë një shfrenim masiv të ekipeve dhe askush nuk e ndalë turpin masiv.

Skena që ndodhi ishte e denjë  për film “seksi”:  ekipet që kryesojnë klasifikimin, ato që gjasme po lënë kokën për titullin kampion, ngritën këmbët përpjetë dhe ekipet, që mezi po mbajnë llastikun e mbathjeve,  luajtën prapë rolin e…hamshorit !

Futbolli ynë, për të cilin në një intervistë të fundit presidenti Duka tha se “ nuk ka më ndeshje të shitura, por pak tolerime”, këtë javë  ka vënë me “shpatulla pas murit” edhe kompanitë e basteve. Ishte për “ Gines” të shikoje se ekipet tona lilipute (ato që rrezikojnë) i kuotonin me 1,4, po aq sa kuotohej edhe Arsenali në Angli, që pretendon titullin e Premier Ligës..

Ku po shkojmë? Kujt i duhet ky palo futboll që shtirret  sikur është gjallë, edhe pse ka kohë që ka vdekur…

Sfidanti.al