Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi po kalon një moment shumë të mirë në karrierë. 30-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në Superligën turke me skuadrën e Rizesporit në sfidën e djeshme kundër Konyasporit.
Ky ishte goli i 7-të sezon në kampionat për Laçin në 30 ndeshje që është aktivizuar me Rizesporin në Superligën turke.Rizespor fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe ngjitet në kuotën e 40 pikëve në klasifikim.

