Deri në këtë pikë të sezonit në Serie A, Ardian Ismajli ka regjistruar vetëm 24 ndeshje, një shifër që reflekton vështirësitë me dëmtimet. Fatkeqësisht, problemet fizike janë rikthyer sërish, duke e detyruar të mungojë edhe në sfidën e radhës.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Torinos, i cili bëri të ditur se lojtari ka pësuar një tendosje të pjesshme të bicepsit femoral në kofshën e djathtë.
Si pasojë, Ismajli do të mungojë në përballjen ndaj Udinezes.

