Lamine Yamal, ‘i çmendur’ pas Messit

Lamine Yamal ka shkëlqyer sërish në skenën ndërkombëtare pasi u bë lojtari më i ri në histori që fiton dy çmime në Laureus World Sports Awards, në moshën vetëm 18-vjeçare. Talenti i Barcelona ka hyrë në histori të sportit, duke u renditur mes emrave më të mëdhenj të botës, ndërsa më parë i vetmi futbollist që kishte fituar çmimin “Sportisti i Vitit” kishte qenë Lionel Messi. Pas ceremonisë, Yamal nuk i fshehu emocionet dhe vlerësimin e madh për idhullin e tij argjentinas: “Kur e kupton që një sportist nuk është legjendë vetëm në sportin e tij, por në të gjitha sportet, atëherë është sepse është më i miri. Messi është shembull. Është futbollisti më i mirë në histori dhe gjithashtu sportisti më i madh. Për mua nuk është thjesht një idhull”.

Ai shtoi se gjithë bota e respekton Messin për atë që ka arritur dhe për shembullin që ka dhënë, duke shpresuar të ndjekë të njëjtën rrugë në karrierën e tij. Yamal foli gjithashtu për ëndrrën e tij të madhe me Kombëtaren e Spanjës në FIFA World Cup: “Kam shumë entuziazëm. Kam ëndërruar që i vogël të luaj në një Botëror dhe dua të shoh nënën time në stadium. Kanë mbetur vetëm dy muaj dhe shpresojmë të bëhemi kampionë”, u shpreh ‘ylli’ i ri spanjoll. Me këtë paraqitje dhe deklarata, Yamal po konfirmon statusin e tij si një nga talentët më premtues të futbollit botëror.