Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin danez dhe klubin FC Midtjylland, pasi futbollisti 19-vjeçar, Alamara Djabi, është sulmuar me thikë në një incident ende të paqartë. Lojtari nga Guinea u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai u vendos në koma të induktuar, nga e cila tashmë është zgjuar. Sipas klubit, gjendja e tij është e stabilizuar, por ende mbetet serioze.
sfidanti.al

