Këtë të hënë në kryeqytet, u zhvillua Samiti i Diasporës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dha titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, ish kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana. Në fjalën e tij, Cana u shfaq i emocionuar, teksa u shpreh se gjatë jetës së tij ka bërë gjithçka për të bërë krenarë shqiptarët anembanë botës.
Kjo besoj se ka qenë krenaria më e madhe që unë kam përjetuar dhe familjarët e mi. Duke pasur një mjet si futbolli, aty kupton se përgjegjësia është e madhe. Unë kam 10 vite që jam në pension. Kur ia them këtë njerëzve, ata qeshin. Është një jetë e tërë, ku dashuria dhe kontributi për atdheun nuk mungon asnjëherë. Jemi munduar ta ngrejmë komunitetin tonë”, u shpreh Cana.

