Pamje të turpshme në fundin kaotik të ndeshjes Luftëtari-Besa

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Luftëtarit dhe Besës është mbyllur në mënyrë dramatike me fitoren 3-2 të kavajasve pas një goli në minutën e 90, por edhe me shumë tension.

Kjo bëri që lojtarët vendas t’i kundërviheshin ndërsa filluan edhe gjuajtjet me sende nga tribuna kryesore.

Një prej tyre goditi në kokë trajnerin Magani, i cili po mundohej të qetësonte situatën, duke tensionuar edhe këtë të fundit.

Ai i bëri thirrje personit në tribunë që të ulej poshtë për përballje, në disa momente kaosi të cilat u mbyllën me kartonin e kuq të Çinendu dhe me Maganin të mbrojtur poshtë tunelit të dhomave të zhveshjeve nga gjuajtje të tjera me sende ndërsa ndeshja vazhdoi pas thuajse 5 minuta ndërprerje.