Hipoteza, Ancelotti trajner i Italisë pas Botërorit

Mes emrave që po qarkullojnë në këto orë si trajneri i ri i Italisë është edhe ai i Carlo Ancelotti, në një moment kur vendi po përgatitet të rilançojë plotësisht sistemin e vet të futbollit. Aktualisht trajneri 67-vjeçar është në krye të Brazilit pikërisht si trajner i kombëtares dhe kontrata e firmosur në maj 2025 parashikon qëndrimin e tij me verdhejeshilët për 14 muaj, pra deri në fund të Botërorit 2026 në Amerikën e Veriut, me bonuse të pasura në rast fitimi të trofeut. Në tavolinë, megjithatë, duket se ekziston tashmë një rinovim i pasur deri në vitin 2030, që do t’i krijonte kushtet Ancelottit për të hapur një cikël me Seleçaon.

sfidanti.al