Ylber Ramadani mund të ndërrojë mjedis, duke u larguar nga Lecce. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e Torinos, me këta të fundit që po monitorojnë nga afër situatën e tij për një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme. Sipas raportimeve, drejtuesit e Torinos e shohin Ramadanin si një përforcim ideal për mesfushën, falë forcës fizike, disiplinës taktike dhe eksperiencës që ka mbi supe.
sfidanti.al

