Brazili i Carlo Ancelottit vazhdon marshimin drejt Kupës së Botës. Pas një humbjeje 2-1 ndaj Francës, Seleção u kthye në fushë për miqësoren e dytë, atë kundër Kroacisë. Brazilianët fituan 3-1 në stadiumin Camping Ëorld në Orlando: Mesfushori i Botafogos, Danilo, kaloi ekipin e tij në epërsi në fund të pjesës së parë, Majer barazoi në minutën e 84-të, por Igor Thiago dhe Martinelli e vunë Brazilin përsëri në epërsi në momentet e fundit. Ishte një provë vendimtare për Seleção-n dhe i lejoi Carlo Ancelottit të rilidhej me një mik të vjetër.
Bëhet fjalë për Luka Modriç. Pavarësisht 40 viteve të tij, fituesi i Topit të Artë është një figurë kyçe në ekipin kombëtar kroat, shtylla kryesore e lojës edhe te Milan. Ai do udhëheqëi ekipin në Kupën e Botës, me shumë mundësi e fundit e karrierës së tij, dhe do të ishte ende i dobishëm për Carlo Ancelotti-n. Me shaka, trajneri i Brazilit iu afrua ish-lojtarit të tij pas ndeshjes dhe e pyeti: “A ke rastësisht një gjysh brazilian?” Të dy, siç dokumentohet në videon e publikuar nga transmetuesi brazilian Ge TV, shpërthyen në të qeshura dhe filluan të flisnin. Gjithashtu i dukshëm në videon pranë tyre është Casemiro, një tjetër lojtar që bëri historinë e Real Madridit së bashku me Ancelotti-n dhe Modriç-in.
sfidanti.al

