Erika Fernandez, gazetarja që ‘hipnotizoi’ Ronaldinhon, tifoze e zjarrtë e Realit të Madridit

Erika Fernandez  ka fituar një famë si gazetarja që ‘hipnotizoi’ Ronaldinhon. Ylli i futbollit brazilian në një moment u pikas teksa ia kishte ngulur sytë dekoltesë së saj, dicka që nuk bëri gjë tjetër vecse e bëri Erikën objekt të thumbimeve nga kolegët e saj, diçka që ajo e mori me humor dhe me sportivitet. Tani rezulton se Erika Fernandez është një tifoze e flaktë e Realit të Madridit dhe këtë e tregoi edhe në prag të finales së Ligës së Kampioneve me Juventusin teksa në profilin e saj në Instagram publikoi një video ku shfaqte mbështetjen  për skuadrën e Zinedine Zidane.

sfidanti.al